Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej së enjtes, aksionin për prishjen e ndërtimeve  pa leje në hapësira publike në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit dhe rrethinat e tij.

Aksioni ka nisur në lagjen nr.4 të Sarandës, ku janë evidentuar javët e fundit disa shtesa në katet e para të pallateve, që jo vetëm kishin zaptuar hapësirat publike dhe ato të përbashkëta, por në disa raste bllokonin dhe kalimin për qytetarët.

Nga ana e banorëve deri tani nuk ka pasur rezistencë. Mësohet se aksioni do të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Ksamilin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb