TIRANË-Zëri qytetar fiton. Nuk do të ketë parking publik me lekë dhe projekt me koncesion. Bashkia sot shtyu me 5 vjet projektin për dhënien me koncesion të parkingjeve publike, projekt që nëse realizohej, detyronte qytetarin të paguante për parkimin e automjetit. Edhe sondazhi në BalkanWeb ‘mposhti’ projektin e Bashkisë së Tiranës. Me 72% të votave, qytetarët votuan kundër në temën “Bashkia po përgatitet për t’i dhënë privateve vendparkimet publike të Tiranës. Qytetarët do të paguajnë 1500 lekë për 2 orë në qendër dhe 200 lekë të vjetra ora në periferi. A jeni dakort me këtë projekt”. Vetëm 25% e votave kaluan pro projektit të Bashkisë dhe vetëm 2%  u shprehën me votë se nuk kishin dijeni rreth këtij koncesioni.

bashkiasondazh
Propozimi i Bashkisë së Tiranës për të dhënë me koncesion 35-vjeçar parkingjet në kryeqytet ka hasur në kundërshtinë e të majtëve në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Kjo detyroi këshilltarët të kërkojnë shtyrjen e marrjes së një vendimi. Sipas projekt-vendimit Bashkia e Tiranës synonte t’i japte me koncesion dy kompani për një afat 35 vjet që për të majtën të vendosësh për një monopol në tre muajt e fundit të mandatit, nuk është krejt korrekte karshi qytetarëve që të kanë votuar.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: