Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat.
Duke u ndalur te deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit pa dakordësi, nuk do të bashkëpunonin më me PS për asnjë komision. Balla tha se nuk mund të shantazohet PS, ndërsa theksoi se emocionet do u dalin pasi të kenë ngrenë bakllavanë dhe gjelin e detit. Mes të tjerash Balla thekso se në këto kushte, do të duhet të ndërrojnë numrat në Komisione, duke i dhënë më shumë numra mazhorancës.
“Mendoj që opozita është e para që duhet të reflektojë sa i përket qasjes që duhet të kemi në Kuvendin e Shqipërisë. Secili prej nesh përpara urdhrave politikë, duhet t’i bindet interesit të Shqipërisë sot. Jemi në një moment vendimtar për rrugën e anëtarësimit në BE, për të ratifikuar marrëveshjet. Dua të jem i qartë sot me publikun në radhë të parë sa i përket pozicionin tonë. Pozicion që ia kam bërë me dije dhe kolegëve të opozitës, se; kushte, kërcimet, shantazhimet me histori komisionesh, apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS, nuk ka. Me histori që ikim dhe nuk votojmë, ata të shohin punën e vetë. Do të presim reflektim nga ana e tyre, në kushtet e javës ë kaluar. Emocionet do u kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë. Ne janar, me fillimin e sesionit të ri, ti rikthehen punës. Në rast se s’do ta bëjnë një gjë të tillë, nëse e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision, ne do prishim dakordësinë për prezencën e shumicës në komisione. Do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve. Pakica se merr peng nevojën e reformës.”, tha Balla.
