FIER- Një 62-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e sotme, teksa po drejtonte mjetin tip zetor. Mësohet se në një rrugë dytësore në Levan-Frakull, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. (foto ilustruese)

Për pasojë 62-vjeçari Llazar Peto ka humbur jetën.

Informacion paraprak

Në datën 07.06.2018, rreth orës 19:40, në fshatin Levan, Fier, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull, shtetasi Ll.P, 62 vjeç, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb