Një ditë pas kritikave të zëvendëspresidentit të SHBA-ve, JD Vance ndaj liderëve evropianë për qasjen e tyre ndaj demokracisë ka reaguar kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Gjermania është një demokraci shumë e fortë, dhe si një demokraci e tillë, ne jemi të qartë se ekstremi i djathtë duhet të qëndrojë jashtë kontrollit politik dhe proceseve të marrjes së vendimeve, dhe se nuk do të ketë bashkëpunim me ta”, u shpreh ai.
Ndërsa Vance ishte në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Scholz theksoi se nuk do të lejoj askënd që të ndërhyjë në zgjedhjet e vendit të tij.
“Ne nuk do të pranojmë që të huajt të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona dhe në procesin e formimit të opinionit demokratik në favor të kësaj partie, veçanërisht jo miqtë dhe aleatët. Ne e refuzojmë me vendosmëri këtë. Ne do ta përcaktojmë vetë të ardhmen e demokracisë sonë”, theksoi kancelari gjerman.
Komentet e Scholz vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Brukselit janë në një fazë të tensionuar, me ndryshime të rëndësishme në politikën amerikane ndaj Evropës dhe Ukrainës.
(BalkanWeb)
