Zëvendës-trajneri i Egnatias, Julian Brahja analizoi fitoren 4-3 ndaj Erzenit.

“Për ne ishte një pjesë e parë e mirë, i shënuam golat shpejt. Jemi të kënaqur për fitoren. Pjesë e dytë jo e mirë me kundërshtarin që shënoi 3 gola. Më vjen keq për golat e pësuar pasi mund të kishim një fitore më të sigurtë për ne. Ekipi jonë dominoi, përjashtoj disa minuta në pjesën e dytë.

I tërhoqëm vëmendjen Fernandos dhe Zejnullait që shkëmbenin pozicionet. Duke parë edhe kundërshtarin, ndonjëherë lojtarët kërkojnë të avancojnë për të shënuar gol. Kjo pjesë e dytë është një mësim për ne. Do të ishte fatale për ne nëse do barazoheshim. Duke parë rastet e pastra duhet të shkonte loja 7-1, por kur nuk shënon edhe kundërshtari merr zemër. Ky ishte fati” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: