TIRANE

Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit, Edi Rama. Teksa u ndal te pasardhësi i Ditmir Bushatit në krye të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, Nesho u shpreh se  ai mund të jetë edhe i talentuar. Nesho shtoi se fakti që Cakaj është nga Kosova, nuk i jep vlerë.

“Bushati nuk e kishte stokën e ministrave paraardhës. Nuk e njoh, mund të jetë djalë i talentuar. Njeriu kur do të përfaqësojë diçka, duhet të reflektojë se çfarë dua të lë unë në këtë pozicion.

Rama mund të thotë se ai është i lexuar, por nuk e thotë Fatos Lubonja, por  një kryeministër i cili është shkëputur nga leximi pavarësisht batutat sipërfaqësore.

Diplomacia është njësoj si ushtria. Në diplomaci nuk ka nevojë të citosh atë që thuhet në libër. Ti nuk je i barabartë dhe e dyta, nuk të marrin seriozisht.

Mund të tregojë se e ka nga Kosova, por nuk është një vlerë. Padiskutim unë nuk kam asnjë paragjykim që një njeri me vlera qoftë ai kosovar, Shërbimi fillon me merita, të cilët pa dyshim mund të ishin ministrat e jashtme të qeverisë. Unë mendoj që zgjedhja faktorizohet vetëm te një gjë, te kryeministri, i cili e ka faktorizuar”, u shpreh ai.

Mosdekrektimi nga presidenti Meta

Unë mendoj që e vetmja gjë për faktorizimin e Bushatit mbetet njësoj nga Meta. E ka përdorur në mënyrë të keqe duke nënkuptuar nëse mund të lidhet presidenti. Ajo që mund të thotë Bushati, është se ka njerëz që dinë vetëm të luajnë. Bushati nuk ka bashkëpunuar dhe është përdorur për të krijuar lojën, polici i mirë, i keq, për të favorizuar kreun e qeverisjes. Kjo është një lojë e Metes për të ngritur veten. Shembulli i Kaligulit, për t’i treguar Senatit, që edhe kali vlen më shumë se ju.

Çdo njeri mund ta pranojë një post, por serioziteti i shtetit është i tillë që në këto raste duhet të ndalojë. Në qoftë se ç’dekreton ministrin Bushati, zv.ministri mund të vazhdojë të drejtojë institucionin. Ai një vit mund të punojë si zv.ministër duke i dhënë mundësi edhe Ramës të reflektojë mendim.

Marrëveshja me Greqinë

Unë mendoj që marrëveshja me Greqinë duhet të jetë, Greqia është një vend mik i Shqipërisë.

Fqinjësinë nuk ta afron njëri, duhet të mundohesh të krijosh një marrëdhënie të caktuar.

Ne dimë që vetëm ka nevojë për një marrëveshje me Greqinë, për sa kohë Shqipëria tenton të jetë kandidate për Bashkim Europian. Për të ulur ato tonet, ulim nacionalizmin, por mendoj që ka nevojë një marrëveshje që kënaqin dy palë.

 Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb