Pas 10 vitesh, Thomas Strakosha bëhet gati për një aventurë të re larg Italisë, larg Lazio-s. E ardhmja e gardianit kuqezi është Premier League, kampionati më i fortë në botë dhe një dëshirë e vjetër e tij.

Strakosha pranoi këtë fakt në një intervistë të fundit, por pa specifikuar se ku, pasi futja në lojë e Chelsea e trazon jo pak. Është e sigurt se nëse kalon në Londër do të jetë thjeshtë një zëvendësues luksi, zëvendësuesi i Mendy, por më parë nga Chelsea duhet të largohet Kepa.

Blutë shohin te Strakosha zëvendësuesin ideal, për më tepër bëhet fjalë për një lojtar falas. Nga ana tjetër në garë vijon të mbetet Fulham, skuadër që i ofron një fanellë titullari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb