Paris Saint-Germain është gati të mirëpresë portierin e ri. Pas largimit të Keylor Navas, i cili nuk rinovoi kontratën e tij, klubi po kërkon zëvendësuesin e Gigio Donnarumma.

Të gjitha rrugët të ccojnë te Matvey Safonov, i cili po përgatitet të largohet nga Krasnodar. Sipas raportimeve të RMC Sport, 25-vjeçari ka marrë dritën jeshile nga klubi rus për të udhëtuar dhe së shpejti do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga kryeqyteti francez. Safonov është një produkt i sektorit të të rinjve të Krasnodarit, i cili më pas e futi atë në ekipin e parë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb