Shqipëria përballet me Letonin të martën në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion Gjimshitin, me mbrojtësin që ka plotësuar numrin e kartonëve.

Tekniku Sylvinho në konferencë nuk zbuloi se kush do e zëvendësojë Gjimshitin.

“Për Gjimshtin varet se kush do e zëvendësojë. Duhet të kishim më shumë kohë për të vendosur për zgjedhjen” – tha ai.

Kujtojmë që Ismajli është një alternativë për të luajtur nga minuta e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb