Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, post që iu besua Endri Shabanit. Ai tha në një dalje për mediat se dje u rrëmbye institucioni i fundit ku më herët kreu ishte zgjedhur me konsensus.
“Së treti; një proces i instaluar prej shumë vitesh, u përmbys dje, duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit që kishte ngelur gjysmë, pasi zonja Ballanca ka pasur konsensus. Refuzoi në mënyrë kategorie zotin Besim Ndregjoni, Adriana Kalanë. I futi një thikë të madhe një procesi të tillë. Edi Rama është i gatshëm që të shkelmojë çdo gjë.”, pohoi Berisha.
