Analisti Fatos Lubonja tha në “Open” se Presidenti i ri I zgjedhur rrezikon të kthehet në një ushtar të kryeministrit Edi Rama dhe të zbatojë urdhrat e lëshuara prej tij.

I të njëjtit mendim ishte edhe analisti Dritan Hila, që theksoi se mungesa politike e Begajt do të jetë disfavor në qëndrimin që do të mbajë ndaj Metës, Ramës dhe Berishës.

Lubonja: Nëse do të flasim për grusht shteti mund të flitet dhe thuhet që grusht shteti ka bërë Edi Rama në kuptimin që e para ka kapur të gjitha institucionet. Ai kapi dhe Presidencën. Një ushtri duhet të jetë e depolitizuar. Në këtë aspekt mund të thuhet që është një grusht shteti i paralajmëruar. Rreziku i këtij është që do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Si ushtarak, ushtaraku është i edukuar për të qenë i bindur ndaj eprorit. Në këtë aspekt paraqet dhe problemet që thashë.

Hila: Thamë që është e depolitizuar, por ndërkohë është i mësuar nga urdhrat. Duke u nisur nga depolitizimi, mendoj që kjo do e bëjë pak të vështirë jetesën duke pasur parasysh se ka përballë tre ujqër të vjetër. Kjo do e bëjë të vështirë që të ushtrojë funksionin e tij. Vec mungesës së eksperiencës ka edhe problemin që vjen nga një strukturë e depolitizuar. Duke qenë se kam pasur rastin të punoj në atë strukturë e di që në të mira dhe të keq e ka arritur një depolitizimi. Problem tjetër që do të rëndojë qëndrimin e tij është mungesa e këtit si personazh publik. Ky do të jetë një personazh që do e ketë të vështirë t’i thotë jo Edi Ramës. Duke qenë ushtarak them se do i forcohen nervat, sepse nëse plotëson kërkesat e Ramës do të ketë sulme nga Berisha dhe Meta. Këtu do e humbasë ekuilibrin. Është një shkollë që do e mësojë duke ecur. Ishte edhe Moisu kështu.

Lubonja: E kemi idealizuar shumë dhe Moisiun. Ai qëndroi nën të dyja palët dhe duke qëndruar nën të dyja palët nuk prishi qejf. Por se sa ka qenë në lartësinë e detyrës besoj se mund të vendoset në diskutim. Është periudhë e një korrupsioni të madh. Fitoi Berisha që bëri ’97-ën. Edhe ai ka përgjegjësitë e veta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb