Endrit Shabani, Kryetar i Nismës “Thurje”, nga studio e Open në News24, tha se nuk besonte tezat se Edi Rama kontrollon drejtësinë, nuk pyet për BE dhe amerikanët.

Shabani u shpreh se Fredi Beleri është një eurodeputet i Greqisë, por kjo s’ka lidhje me faktin e procesit gjyqësor në Shqipëri.

“Nëse Beleri është i fajshëm do të dënohet, do të presim vendimin e Gjykatës së Apelit. Nëse ky zotëria ka shkelur ligjin, jo eurodeputet të jetë, po edhe kryetar i Parlamentit Europian të jetë, do paguajë.

Në një shtet të së drejtës, kush shkel ligjin shkon në burg. Edi Rama nuk ka hallin e Fredi Belerit, por të tokave në Himarë.

Edi Rama ashtu sikundër ka vepruar me gjithë Shqipërinë, do veprojë edhe me tokat në Himarë”, tha Shabani.

Sipas tij, nëse nga Gjykata do të kemi dy standarde, pra në rastin e Kryebashkiakut nuk e lejuan, ndërsa si europarlamentar do e lejojnë, atëherë kemi të drejtën të themi se kemi dy standarde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: