Ka përfunduar procesi i Komisionit te  Rithemelimit të PD-së,  për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, përkatësisht në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.

Gazetari Enrik Mehmeti ben me dije per BalkanWeb se  Kryetar i PD Dega Selenice eshte zgjedhur Leonard Rakipaj ndërsa ne Fushë-Krujë rizgjidhet kryetar i Agron Loka.

Eshte mbyllur procesi i votimit edhe per zgjedhjen e kryetarit te deges se partise demokratike ne Fier. Ne gare per kryetar te deges se DP kane qene 2 kandidate dhe me 452 vota eshte shpallur fitues Rrapi Gjika ndersa Vladimir Kajolli mori 344 vota nderkohe qe 8 vota dolen te pavlefshme.

Ne total votuan 804 anetar te Partise emokratike.

Procesi nisi ne ore 09.00 dhe u mbyll ne oren 18:00

Kryetari i ri i deges u zgjodh ne baze te parimit nje anetar nje vote, e para here qe aplikohet nje gje e tille per zgjedhjen e kreut te kesaj force politike. Procesi i votimit u administrua nga dy komisione, ne dispozicion te zgjedhesve u vendosen 4 dhoma te fshehta dhe nje kuti votimi.

Kandidatët e për Kryetar sipas degëve janë:

PD Dega Fier

  1. Gentian Theodhori Varfi
  2. Rrapi Rako Gjika
  3. Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

  1. Agron Sure Loka
  2. Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

  1. Gazmir Memo Beqaj
  2. Leonard Josif Rakipaj

Njoftimi:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fush-Krujë do të zhvillohen ditën e diel, dt 10 prill 2022 në Qendrat e Votimit si më poshtë:

Nr.

Degët

Adresa QV

Data

9

1.

Fush-Krujë

Selia e PD Dega Fush-Krujë

10.04.2022

2.

Selenicë

Lokali “Devoll Kuci” Peshkëpi

10.04.2022

3.

Fier

Godina e Universitetit UFO

10.04.2022

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier

  1. Gentian Theodhori Varfi
  2. Rrapi Rako Gjika
  3. Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

  1. Agron Sure Loka
  2. Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

  1. Gazmir Memo Beqaj
  2. Leonard Josif Rakipaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb