Pwrfundon intervistimi i 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, një nga pozicionet më të rëndësishme në drejtimin e forcave të rendit në vend.
Procesi i zhvilluar gjatë ditës së sotme për rreth 9 orë, përfshiu një vlerësim të thelluar të përvojës profesionale dhe kualifikimeve të çdo kandidati.
Kujtojmë se intervistimi është zhvilluar sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që u paraqit për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.
Lista e kandidatëve:
1-Afrim Tafa
2-Alfred Çepe
3-Arjanit Arapi
4-Elidon Çela
5-Gentian Berberi
6-Gentjan Shehaj
7-Idajet Faskaj
8-Lorenc Panganika
9-Neritan Nallbati
10-Pëllumb Seferi
11-Rebani Jaupi
12-Saimir Boshnjaku
13-Skënder Hita
14-Tonin Vocaj
Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti dhe brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.
Komisioni në Ministrinë e Brendshme, ishte i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, të cilët kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.
Po ashtu, në ministrinë e Brendshme shkoi sot edhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.
