Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, ndarjen e saj dhe zgjedhjen e kryetarit të ri në PD.

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja u shpreh se PD është e përçarë dhe para se të zgjidhet kryetari, duhet të vendoset guri i themelit nga demokratët.

Kjo u kundërshtua nga anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanta Jupi e cila tha se nuk sheh asnjë nxitim, teksa shtoi se Partia Demokratike ka humbur shumë kohë.

Pjesë nga debati në studio:

Gështenja: Ne flasim për proces, statuti. Ku? Kjo kryesi nuk e çoi statutin atje ku duhej? Meqë ju besoni te vota. Pse e shkelët stautin ju? Që të jemi të sinqertë duhet ti themi gjërat të qartë. Duhet të themi ‘STOP!’. Të reflektojmë se çfarë po bëjmë. Ne kërkojmë një analizë, jo për humbjen por pse PD është në këtë situatë. A ka një analizë apo duhet të vrapojmë se na mungon kryetari. Problemi në PD është që duhet të vëmë gurin e themelit të parin. Partitë sot janë të blera, të shitura ose të dhëna me qira. Nuk ka parti të falimentuara. PD është e copëtuar.

Jupi: Sot kemi dy ngjarje të mëdha, debatet në PD dhe arrestimin e Vangjush Dakos. Duket qartë se mendimi ndryshe ka filluar të japë shenjat e një platforme që ne duhet të gjejmë rrugën më të mirë. Nuk ka nxitim. Domenin e të vërtetës nuk e ka askush. Po thoja që nëse i referohemi se çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë, biem dakord për disa gjëra, që kanë diskutuar të gjithë. Janë shpalosur propozimet dhe platformat nga të gjithë. Në 8 orë mbledhje do duhet që nëse kemi një analizë që kemi përmbledhur, rezultati duhet të ishte votimi. Ku ka nxitim këtu? Analizë? Patjetër që po. Nuk janë marrë akte konkrete për PD. Kjo është arsyeja pse kjo vonesë e kësaj mbledhjeje pse ka shërbyer. Kemi kërkuar me ngulm që të zhvillohej. Ku isha unë më 14 maj, ky është thelbi i kësaj analize. PD ka humbur shumë kohë. Në diskutime është kërkuar që analiza të bëjë pas vendimit të marrë.

Gështenja: Unë kërkoj një analizë të thelluar.

Jupi: Është rënë dakord..

Gështenja: Ky është toni që u përdor dhe në mbledhje. Cili është nxitimi?

Jupi: Më ke mua përballë.

Gështenja: Duhet të ndryshojë modeli, që të mos uzurpohet partia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb