Sot në Kosovcë u zgjodh kryetari i parlamentit Dimal Basha, por jo edhe të gjithë nënkryetarët, teksa seanca e radhës u caktua për në ditën e enjte.
Në lidhje me këtë zhvillim, analisti nga Kosova Bedri Elezi, në një intervistë për News24 tha se kriza akoma nuk është zgjidhur plotësisht.
Ai deklaroi se partitë politike në Kosovë kanë akoma shumë mosmarrëveshje dhe se ka shumë gjasa që vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Analisti Bedri Elezi: Ende nuk mund të themi se kriza është zgjidhur në Kosovë. Veprimi i PDK-së ka qenë i zgjuar, “goditi” në momentin e duhur, duke fituar shumë pikë si brenda skenës politike të Kosovës, ashtu edhe simpantinë e faktorit ndërkombëtar. PDK ka fituar edhe mbështetje lokale, në kuptimin mund të ketë më shumë vota tashmë. Kosova ka shumë gjasa që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
(BalkanWeb)
