Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar për zgjedhjen e kreut të Parlamentit të Kosovës.
Ajo ka përgëzuar Kosovën për çeljen e rrugës së krijimit të institucioneve të reja, ndërsa ka shtuar se po pret me padurim të rinisë bashkëpunimi mes dy Kuvendeve për të mirën e qytetarëve.
“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!
Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.
Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, tha ajo.
