Partia Demokratike po zhvillon procesin për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, ndërsa kryetari Sali Berisha ka propozuar që diaspora shqiptare dhe të rinjtë të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë në kryesinë e partisë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha deklaroi se një nga nënkryetarët e PD-së duhet të jetë përfaqësues i të rinjve, ndërsa një tjetër të përfaqësojë diasporën shqiptare, duke vlerësuar kontributin e saj në mbështetje të opozitës.
“Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së”, u shpreh Berisha.
Ai kujtoi se, sipas statutit të Partisë Demokratike dhe një vendimi të mëparshëm të Këshillit Kombëtar, dy poste nënkryetarësh janë ex officio, ndërsa në kuadër të Kuvendit është menduar që të shtohen edhe përfaqësuesit e të rinjve dhe të diasporës.
Për tre postet e nënkryetarëve janë propozuar gjashtë kandidatë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti.
Ndërkohë, gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike zhvillohet mes Flamur Nokës dhe deputetit Saimir Korreshi, i cili paraqiti kandidaturën pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
“Së pari, dua t’ju informoj se, në përputhje me Statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, pra anëtarët e diasporës që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar
Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar edhe këtu me ndonjë propozim tjetër. Dua t’ju informoj lidhur me listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora:
Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari”, tha Berisha.
Po ashtu ai prezantoi dhe emrat për sekretariatet:
Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi,
Sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu,
Sekretar për digjitalizimin: Etjon Kapedani, Renald Risto
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Mario Runa
Sekretar për Urbanistikën: Gnetian Kaprata, Maksim Kola
Sekretar për Çështjet Ligjore: Arlind Ahmetaj, Marash Logu
Sekretar për Çështjen e Pronave: Endira Bushati, Ledina Mandia
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Viola Kapedani
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj
Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Likaj
Për të Përndjekurit: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari, Silvia Hasaj
Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Asllani
Sekretar për Migracionin dhe Diasporën: Ethem Aga, Petrit Tafaj
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgen Spaho
“Lidhur me kryesinë dhe nënkryetarët e PD-së, rikujtoj që, në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, dy poste nënkryetarësh janë ex officio, të parashikuara në statutin e partisë.
Në kuadrin e Kuvendit është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të PD-së dhe i Shqipërisë”, tha ai.
Këta janë kandidatët për nënkryetarë të PD-së. Nga këta 6 do të zgjidhen 3.
Emrat e personave të propozuar:
1. Belind Këlliçi
2. Luçiano Boçi
3. Xhonatan Pano
4. Nikola Kedhi
5. Besa Manaj
6. Erisa Bajaziti
