Disa qytetarë janë grumbulluar sot rreth orës 08:00 në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në njësinë bashkiake nr. 1 një dhe protestojnë me thirrjet: ’Rama ik”. Ata i cilësojnë votimet e kësaj të diele, farse dhe jo të vërteta”.

“Kam dalë me vullnetin tim, dua të më shkojë e saktë vota, jo të jetë njëpartiake”, thotë një qytetare.


“Jam shumë e indinjuar që sot bëhet votim njëpartiak. Jemi kthyer në monizëm”,- thotë një tjetër qytetare.

Ndërsa pranë gjimnazit “Partizani” një grup qytetarësh u panë me vuvuzela, dare e muzikë duke brohoritur: “Parti Enver, jemi gati kurdoreherë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb