Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot në një komunikim për mediat se dy ditë më parë kryeministri urdhëroi pagimin me 25 mln euro të kunatit të tij nga një tender për inteligjencën artificiale. Ai tha që Rama duhet të japë dorëheqje.
“Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të këtij vendi, anëtar i NATO-s, siguria kombëtare e Shqipërisë është siguri kombëtare në sistemin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare dhe të historisë së shtetit shqiptar. Sot, kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, që i kontrollojnë dhe punojnë me to, Ergys Agasi, disponojnë çdo të dhënë. Në eksportin e të dhënave të TIMS, eksport që ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të Taulant Ballës ministër, të dhëna top-sekret për sigurinë dhe luftën kundër kriminalitetit, është dora e zezë e AKSHI-t, e Ermal Beqirit dhe të tjerëve. Pra, bashkëpunimi i organizatës kriminale në krye të AKSHI-t, kopshtit privat të Edi Ramës, që ka për strumbullar Armand Frangun, baxhanakun e Edi Ramës, rreth të cilit kanë operuar Ermal Beqiri, Gerond Meçe, Ilir Beqaj dhe të tjerë. E faktuar kjo! Në një akt të paimagjinueshëm vjedhjesh, korrupsioni, pengmarrjesh, gjithnjë për llogari të Armand Frangut, me prestanome ortakët e tij Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe të tjera, kjo organizatë ka kryer krimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për vendin. Sot kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, disponojnë çdo të dhënë. Agasi ka marrë peng për llogari të Ermal Beqirit. Kjo organizatë ka kryer krime për llogari të Ramës. Ai ka urdhër dy ditë më parë ti paguhen kunatit 25 mln euro nga tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, që është fund e krye një falsitet. Përveç kësaj, imagjinoni, familja Rama për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, se plasi inteligjenca artificiale, vodhën 75 mln euro. Rama urdhëron financave ti disbursojë me urgjencë lotin e fundit të parave të paguara 25 mln euro nga 75.”, tha ai.
