Gazetari Berat Buzhala me një shënim në “Facebook” teksa komenton situatën politike në Shqipëri thekson se eksponentët e PS-së e kanë shumë të rëndësishme, që dikush të vritet në Shqipëri të dielën, në mënyrë që ndërkombëtarët të fajësojnë opozitën.

Postimi i Buzhalës:

“Fatkeqesi e madhe, Eksponentet e Partise Socialiste e kane shume me rendesi qe keto dite me u vra dikush ne Shqiperi, ne menyre qe Matheë Palmer, ose dikush prej nderkombetareve, me e fajesu opoziten. Jeta e cdo shqiptari te humbur per Edi Ramen eshte mundesi e mire politike. Sa i perket preokupimit amerikan per demokracine: Donald Trump para disa ditesh e priti ne Dhomen Ovale Viktor Orbanin e Hungarise, i cili shtetin e tij, sipas Freedom House, e ka shnderru ne nje shtet gjysem te lire. I vetmi vend ne BE me kete status. “Une dhe Viktor jemi perafersisht te njejte”, tha Trump kur e takoi Orbanin. E tash, partia ne pushtet ne Shqiperi mesazhet e kesaj administrate i merr seriozisht, por jo edhe ato te Eliot Engel. Mos harroni: ne zgjedhjet e te dieles mbi 50 per qind e kandidateve te PS’se garojne pa kunderkandidat”-shkruan Buzhala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb