Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

I pyetur nga moderatorja Nisida Tufa se sa i qartë është raporti i zgjedhjeve për të mos u keqinterpretuar nga politika,  ambasadori Tarran tha se problem mbetet avantazhi i kandidatëve për deputetë që mbajnë pozicione të ndryshme.

“Dua tju them që me të vërtetë ky problem ekziston kudo ku një kandidat është në post dhe ka një avantazh me kandidatët e tjerë që vijnë.

Shpresoj që me rekomandimet e ODIHR, disa masa do të merren, psh legjislacioni si duhet të kufizohet përdorimi i administratës publike nga ata kandidatë që janë në pozicione të ndryshme.

Ka punë për të bërë, mua më duket që hapi i parë është bërë,  krijimi i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe sigurisht që do të ndihmojmë edhe për legjislacionin”, tha ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran.

Në lidhje me pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan farsë elektorale, ambasadori i OSBE-së tha se fajin që rekomandimet e OSBE/ODIIHR nuk zbatohen, është i  spektrit politik shqiptar.

“Të mos shikojmë mbrapa por të shikojmë përpara. Të shpresojmë që ky komision që është krijuar do të funksionojë normalisht dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe treguar shembullin e një vendi tjetër të suksesshëm.

Të gjitha problemet me të cilat ju përballeni këtu, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe në vende të tjera por ka edhe zgjidhje të këtyre problemeve.

Pjesë nga intervista

Nisida: A ka një lodhje të institucioneve shqiptare nga raportet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR, apo është ende një terren ku fjala juaj dëgjohet. Zgjedhjet vijojnë të mbeten “thembra e Akilit” e demokracisë Shqiptare. Pse?

Tarran: OSBE është një organizatë e gjerë. ODIHR ka një mandat për vëzhgimin e zgjedhjeve, OSBE nuk e ka një mandat të tillë.

Ne kemi mandat për të ndihmuar institucionet shqiptare, për të përmirësuar sistemin zgjedhor, por nuk merremi në prezencë me vëzhgimin e zgjedhjeve.  Mendoj që nuk është problem i vetëm në Shqipëri. Ka akoma problem që vërtetë duhet të merret Shqipëria, ODIHR dhe ne si OSBE jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Nisida: Raporti i shumëpritur për zgjedhjet e 11 majit u lexua në mënyra të ndryshme nga kahet politike. Psh, kreu i PD, Sali Berisha, tha se u vërtetua farsa zgjedhore, të kundërtën tha kryeministri Rama. Në këndvështimin tuaj, cili i afrohet më shumë të vërtetës?

Tarran: Mendoj që përgjigjia e pyetjes ndodhet në raportin që është bërë publik dhe mund ta lexoni.

Ky raporti nuk është bërë për të hyrë në debatin politik të brendshëm. Si e përdorin aktorët politikë këtu është rregulli i lojës, është problem i tyre.

Ne si organizatë, një raport të tillë e bëjmë për të ndihmuar, për të treguar cfarë problemesh kemi identifikuar, cfarë zgjedhjesh mund të përdoren për të rregulluar këto probleme. Ne punojmë duke mos hyrë në debatin politik të brendshëm.

Nisida: Sa i qartë është raporti i zgjedhjeve për të mos u keqinterpretuar nga Politika?

Tarrani: Ju lutem lexojeni. Raporti fillon duke thënë: Zgjedhjet janë organizuar në mënyrë shumë profesionale, duke respektuar pluralitetin e skenës politike por ka akoma problem siç është avantazhi i atyre kandidatëve që tashmë janë në pozicione të ndryshme.

Dua tju them që me të vërtetë ky problem ekziston kudo ku, një kandidat është në post dhe ka një avantazh me kandidatët e tjerë që vijnë.

Shpresoj që me rekomandimet e ODIHR, disa marra do të merren, psh legjislacioni si duhet të kufizohet përdorimi i administratës publike nga ata kandidatë që janë në pozicione të ndyrshme.

Ka punë për të bërë, mua më duket që hapi I parë është bërë,  krijimi i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe sigurisht që do të ndihmojmë edhe për legjislacionin.

Nisida: A ishin zgjedhjet e 11 Majit të Lira dhe të ndershme?

Tarran: Edhe njëherë më duhet të përsërish cfarë është shkruar në raport. Nuk është puna ime si kryetar i OSBE që të bëj një analizë apo vëzhgim të zgjedhjeve. Kjo është puna e ODIHR.

Nisida: E kujt është përgjegjësia z. Ambasador që rekomandimet e OSBVE-ODIHR-it për Reformën Zgjedhore nuk zbatohen ose zbatohen pjesërisht?

Tarran: Do të përgjigjem në mënyrë të përgjithshme që është faji i spektrit politik shqiptar.

Edhe njëherë duke mos hyrë në debatin e brendshëm politik këto. Tani le të mos shikojmë mbrapa, por të shikojmë përpara. Të shpresojmë që ky komision që është krijuar do të funksionojë normalisht dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe treguar shembullin e një vendi tjetër të suksesshëm. Të gjitha problemet me të cilat ju përballeni këtu, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe në vende të tjera, por ka edhe zgjidhje të këtyre problemeve.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb