Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin e parë të turit të Foltores me qytetarët e Njësisë 9 në Tiranë, ku njoftoi nisjen e një analize të thelluar brenda partisë, ku çdo seksion do të vlerësohet për punën në zgjedhje, si dhe bëri thirrje për debat të hapur, kritikë konstruktive dhe jo “gjueti shtrigash”.
Sipas Berishës, PD do të rishikojë strukturat, listat e anëtarësisë dhe të përgatitet për fazën e ardhshme të betejës politike.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, duke argumentuar se regjimet autoritare nuk largohen me votë, por me mobilizimin e qytetarëve dhe presionin e brendshëm. Ai theksoi se PD ka sot vëmendjen e forcave demokratike në Europë dhe SHBA, duke përmendur deklarata dhe rezoluta ndërkombëtare që kanë dënuar praktikat e qeverisë shqiptare.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha deklaroi se e ardhmja e vendit nuk mund të jetë më nën drejtimin e Ramës, të cilin e quajti “gaz i Europës” për shkak të çështjeve të fundit të korrupsionit dhe krimit. Ai bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim total në betejën vendimtare për ndryshimin politik në vend.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju demokrate e demokratë, të pranishëm në këtë sallë, kudo që jeni sonte në Tiranë, në mbarë vendin dhe mbështetës të PD.
Së pari, do përulem me mirënjohjen e pakufishme ndaj të gjithë jush, ndaj kontributit dhe përpjekjes tuaj të jashtëzakonshme kundër këtij regjimi.
Regjim që në fakt ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij.
Regjim që ka sjellë këtë komb në mënyrë absolute para alternativës të jesh apo të mos jesh.
Kjo sepse nga një komb ndër më të rinjtë në Europë dhe në botë që ishim vetëm pak dekada më parë, sot jemi kombi me numrin e lindjeve që kishim 100 vite më parë kur ishim gjithsej 700 mijë banorë.
Sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të largimit të të rinjve tanë nga Shqipëria.
Sot jemi kombi që nga viti 2018 gjer sot, vdekjet dominojnë shumë mbi lindjet.
Dhe në këtë trend, në këtë rrokullisje, kombi shqiptar ka për fat reduktimin e gjysmë milionë e mos më shumë.
Pse u ndala në këtë moment?
U ndala në këtë moment për të theksuar se jetojmë në një sistem diktatorial, i cili e ka pranuar pluralizmin, se ja ku jemi parti politike, nuk e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe ligje, por e shtyp pa princip, e shtyp dhe i ngushton hapësirën me të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet.
Dhe në këtë mënyrë, ai vazhdon të bazohet në dy shtylla kryesore.
Bazohet në drogën.
Miqtë e mi, duhet t’u them këtu se kombi në ekzistencën e tij nuk ka pasur faktor më shfarosës se sa droga.
Çfarë ndodhi me ne?
Në vitin 2015, Edi Rama mbolli nga Pogoni gjer në Koshuticë në thellësi të Alpeve, me mijëra parcela kanabis.
U krijua një fond miliarda eurosh parash të nëndheshme.
Po çfarë ndodhi?
Policia u zhyt e tëra në drogë. Ligji u zhyt i tëri në drogë.
Shqipëria humbi ligjin.
Shqipëria hodhi në një vit, ndoshta si asnjë vend tjetër në histori, themelet e narkoshtetit, të cilit po i marr sot me disa elementë kanë shtrirë përdhe euron, e kanë ulur atë me 30-35 përqind.
Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse eksportet falimentuan.
Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse prodhimi industrial ra.
Me qindra mijëra familje që jetojnë me ato remitanca marrin prej vitesh 30 përqind më pak për shkak të zhvlerësimit të euros.
Imagjinoni ju një njeri me 6 miliardë euro që vjen nga errësira e errësirës, siç është Frank Çopja, që i përdor ato kundër jush, kundër vendeve të punës tuaj, i përdor për të blerë zgjedhjet, i përdor ato për të investuar aty ku do dhe nuk duhet.
Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty.
Pra, çfarë është kjo para?
Kjo para toksike more miqtë e mi, kjo i përzë fëmijët tanë, djemtë tanë, vajzat tona nga Shqipëria.
Kjo është njëra anë. Për të mos thënë tjetrën që vret kudo, vret në aeroport, vret kudo.
Atë shtet të brishtë, atë shtet ia fali krimit Edi Rama. Dhe sundon me krimin.
Mirëpo në rrafshin politik, kush e pësoi nga kjo?
Opozita e pëson sepse i gjithë ky potencial bie mbi opozitën.
Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh.
Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë.
Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët.
Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë.
Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo.
Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz.
Kjo është e vërteta.
Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte.
U ndala në këtë për dy arsye.
Së pari, për të realizuar ju se sa heroike, se sa misionare, se sa e rëndësishme ka qenë qëndresa juaj në këto kushte, qëndresa e demokratëve.
Dhe pavarësisht nga të gjitha këto, shqiptarët, besimin më kryesor e shprehën tek PD.
A i fitoi Edi Rama zgjedhjet?
Kurrë.
Edi Rama i grabiti zgjedhjet.
Prisni.
Imagjinoni për një moment, do flas vetëm gjërat kryesore të raportit, jo ato tonat, fare.
Organizoi, thotë raportoi ndërkombëtar, në periudhën e ndaluar e ligj, 4533 aktivitete. Të gjitha për të ndikuar votën e qytetarëve. Vetëm e vetëm se si ta bësh më të mirë, t’i bësh makijazh qeverisë dhe vetes. Kombëtare dhe ndërkombëtare. E ndaluar me ligj. Shkeli ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar 4533 herë.
Dy gjëra besoj se i mbani mend nga unë dhe duhet t’i mbani.
Në mënyrën më të përsëritur u kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë këtë me qindra herë.
E kam thënë këtë sepse kam kuptuar ai, i inkriminuar rëndë, nuk lë ligj pa thyer, nuk lë akt pa kryer në mënyrë që të marrë zgjedhjet, të mos dorëzojë pushtetin.
Jo.
Ai pikërisht për këto arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe të tretin e vuri në ndjekje penale.
Kryetarët e partive opozitare nuk kanë asnjë imunitet, por kur i arreston ata në vitin elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, ti i arreston ata si kundërshtarë politikë për të dekapituar opozitën dhe për të fituar zgjedhjet.
Kur tre liderët e partive kryesore i vë në proces, njërin në arrest shtëpie, tjetrin në burg, të tretin në proces penal, që të tre absolutisht pa asnjë fakt penal.
Do u rikujtoj një histori.
I ati i tij, në vitin 1988 në gusht, firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Ka dy gjëra shumë interesante.
E para, ajo ishte diktaturë totalitare, nuk pranonte pluralizmin, megjithatë ka pasur një prokuror në atë kohë që tha se kjo dosje nuk ka asnjë gjë.
Doli tjetri dhe e kapi shpejt. Ky është terrorist, tha, dhe e çuan në litar.
Ajo ishte një prokurori staliniste, por prapë kishte një njeri që edhe atë ligj që kishte përpara, do e interpretonte siç ishte. Ky nuk ka gjë, tha. E mori tjetri dhe e dënoi me vrasje dhe e firmosi i ati i Edi Ramës.
Edi Rama gjer sot nuk ka kërkuar falje sepse ndan mendësinë e të atit për kundërshtarin politik.
U ndala në këto dy momente për të kuptuar tiparet e asaj që quhet diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin.
Faktikisht ajo nuk e dorëzon pushtetin me zgjedhje.
Ky është i gjithë morali i saj.
Premtimi i dytë i imi ka qenë ky, para jush dhe shqiptarëve, do mbroj votën tuaj.
Në qoftë se unë kisha deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, kisha deklaruar gjithashtu se unë do mbroj votën tuaj dhe mund t’u them se kjo u realizua plotësisht.
Kjo është realizuar plotësisht.
Kur kam thënë do mbrojmë votën, nuk kam thënë se do e mbrojmë me kallashnikovë, as me armë, por e mbrojtëm votën në vitin 2021 ishit dëshmitarë vetë se çfarë bëri policia për të na i marrë zgjedhjet, por mori një damkë ndërkombëtare.
Dhe raporti i këtij viti, në kushte shumë të vështira, nuk ishte e thjeshtë mbrojtja, Edi Rama bëri presione të jashtëzakonshme, por ne u detyrohemi shumë atij diplomati dhe atyre vëzhguesve, të cilët pavarësisht presioneve të turpshme që u ushtruan mbi ta, nuk lëvizën asnjë fjalë, përkundrazi e plotësuan raportin.
Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit.
Absolutisht e debatit të lirë.
Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh.
Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë.
Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij.
Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj.
Asnjë tjetër.
E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës.
Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore.
Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer.
A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona?
Në asnjë mënyrë.
Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike.
Po.
Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime.
Kam vetëm dy kërkesa.
Jo gjah shtrigash.
Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit.
Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë?
Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet.
Jo.
Çfarë të përmirësojmë.
Dy momente duhet të ketë secili prej nesh. Hapësirë, hapësirë, hapësirë.
Të përpiqemi.
Diktatura është një peshë e rëndë mbi ne, përpiqet të na zhdukë hapësirat.
Ne brenda vetes duhet të përpiqemi të zgjerojmë hapësirat, të krijojmë hapësirat për mendimin, të krijojmë hapësira për të rinjtë, të krijojmë hapësira për debatin, të krijojmë hapësira për të gjithë ata që duan të na bashkohem.
Jemi në kushtet e një regjimi autoritar, i cili synon zhdukjen tonë.
Ne bëjmë të kundërtën, ne bëjmë gjithçka të forcohemi.
Ne bëjmë gjithçka të forcohemi.
Miq, përsëri dal aty tek e para.
Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.
Nuk ikin diktaturat me votë, është qesharake ta mendosh atë. E faktuam këtë ne.
Por një gjë ka sot, në këtë betejë, ne në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kemi të drejtën ta kërrejmë këtë qeveri një minutë e më parë nga pushteti.
Po.
Dhe kjo varet vetëm nga guximi ynë.
Se Edi Rama me mandatet e vjedhura në pushtet nuk mund të qëndrojë.
Ndaj dhe duhet të jemi të qartë, jemi në fazën e betejës vendimtare.
Para shqiptarëve, para botës dhe para Zotit kemi faktuar se ky na ka vjedhur zgjedhjet.
Se ky kriminel ka bërë gjithçka për të marrë mandatin e katërt.
Nuk do ta gëzojë kurrë.
Dhe ne duhet të përgatitim partinë.
Duhet të përgatitim anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë të bëjmë atë që bëri Nepali, atë që bëri Bangladeshi, të bëjmë atë që bëjnë të gjithë njerëzit e shtypur ndaj diktaturave.
Kemi arritur diçka, po, jo pak.
Nuk mori urim nga qeveria e SHBA. Jo.
Zëdhënësi iu përgjigj gazetarit se zgjedhjet nuk ishin të lira.
Ndryshim i madh.
Kundërshti të mëdha ndaj meje dhe zemërim me mua pse flet ky për narkoshtet.
Po unë flas për narkoshtet sepse mbroj interesat e vendit tim se po e shkatërron droga.
Po unë nuk e bëja kurrë një fjalë të tillë po të mos ishte, por kur e shoh që po e shkatërron, nuk ka gjë në botë që më ndalon mua.
Pa më thoni mua ju, më gjeni një vend në Europë ku euro të ketë rënë me 35 përqind për shkak të narkoeurove që vijnë me kontejnerë nga baronët e drogës?
Më gjeni një vend tjetër ku industria të bjerë në pikiatë, eksportet të bien në pikiatë dhe ndërtimet të jenë tre herë më të mëdha se në Europë?
Më gjeni një vend tjetërkund në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë të kenë emigruar vetëm në hapësirën Shengen?
Ku ka ndodhur? Në cilin vend.
Sot është OKB që thotë se Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në botë.
Sot janë mediat botërore dhe organizatat që thonë se shqiptarët janë kontrollues kryesor të çmimit të kokainës në Europë.
Atëherë të mos themi në këtë?
Të mos i dalim zot ne vendit?
Do i dalim zot dhe fatmirësisht zëri ynë po dëgjohet.
Cilido që lexoi telegramin e sekretarit Rubio, mos harroni, çfarë tha?
SHBA do bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës, bashkëpunëtorëve të tyre.
Po kush nuk e di se Edi Rama është bashkëpunëtor i tyre?
Të gjithë e dinë.
Kush nuk e di që ministrat e tij janë të lidhur këmbë e krye me drogën?
Cili nuk e di që Edi Rama priti në zyrë Sinaloan?
Dërgoi ministrat në Aruba me avionë specialë.
Pra, deri diku, disa hapa janë bërë.
Por njeri në Shqipëri për të na e hequr Edi Ramën, nuk do vijë.
Ju garantoj.
Duhet ta heqim vetë Edi Ramën.
Prandaj ne këtë analizë, sigurisht fushata zgjedhore dhe e gjithë veprimtaria zgjedhore duhet të analizohet nga ne, seksion në seksion, si i përmbushëm detyrat.
Pati rinumërime, numëruesit tanë dolën faqebardhë, treguan se e kanë bërë detyrën.
Në tërësinë e tyre, unë nuk them.
Po pati të tjerë që pas zgjedhjeve u emëruan drejtorë, ata qofshin.
Ata nuk punuan për fitoren e PD, ata pritën me çdo kusht grabitjen e mandatit dhe marrjen e postit të drejtorit.
Nuk kanë asnjë lidhje me ne.
Pati të tjerë që nuk u bënë drejtorë, ama në fushatë nuk punuan.
Bënë zgjedhje shumë të gabuar.
Dhe ne do ua themi atyre.
Ti në momentin e betejës ku ishe?
Zgjedhjet janë betejë.
Nga ana tjetër do shohim vetë ku kemi mungesa seksionesh, ku kemi mungesa në mënyrë që të bëjmë një verifikim të vetvetes.
Kemi një problem ne, që unë e shtroj këtu, do e shtroj kudo.
Me të drejtë për garën tonë, garuesit shtrojnë si problem listën.
Absolutisht u garantoj se ato lista nuk synon kush të manipulojë me lista, listat kanë pasaktësi sepse njerëzit lëvizin, njerëzit ikin.
Prandaj u lutem shumë edhe në debatin tuaj, të diskutojmë si t’i japim përgjigje kësaj, çfarë bëjmë ne për të hequr këtë debat midis nesh. Për të pasur lista më të pranueshme.
Do bëjmë një analizë në të gjithë aspektet në mënyrë që të përgatitemi për kohën më të shpejtë të mundshme.
Unë e kam thënë dhe e them me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por u garantoj se Edi Rama të ardhme nuk ka.
Jo, nuk ka të ardhme.
Ju e shihni se ç’po ndodh.
Ai është sot gazi i Europës, me Lubinë ai është bërë sot gazi i Europës si kurrë ndonjëherë ndonjë drejtues tjetër.
Edhe më shumë do bëhet.
Prandaj edhe ne do përgatitemi.
Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD.
Në një seri rezolutash, gjer sot 5 dhe të tjera do presim, ata kanë dënuar grabitjen e zgjedhjeve, kanë dënuar narkoshtetin shqiptar, kanë dënuar përdorimin politik të drejtësisë, kanë dënuar autokracinë elektorale apo diktaturën autoritare.
Të gjitha këto forca, sytë, mendjen e kanë tek PD dhe opozita.
Unë kam bindjen më të madhe se ju, ne të gjithë së bashku do t’u japim përgjigjen më të merituar pritshmërisë së tyre.
