Gazetari Genc Burimi, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e News24, ka komentuar zhvillimet politike dhe debatet zgjedhore në vend, në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Duke u ndalur te sistemi zgjedhor, Burimi theksoi se listat e hapura janë një “shpikje shqiptare”, që nuk njihet në vendet perëndimore.

“Lista e hapur është shpikje shqiptare. Nëse një person nuk është i kënaqur, krijon partinë e vet. Në Evropë nuk ka histori me lista të hapura, me votë preferenciale. Listat e mbyllura janë standardi në Perëndim,” deklaroi ai.

Burimi shtoi se përfshirja e listës së hapur nga opozita ishte një pasojë e përçarjes brenda Partisë Demokratike.

“Berisha bëri listën e hapur për shkak të përçarjes në PD, ku secili grup bënte premtime sa më demokratike dhe Berisha premtoi këtë,” tha gazetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb