Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive politike të marrin masa për grupet e numërimit pasi për shkak të mbingarkesës dhe kryerjes së dy proceseve të punës, si komisionerë dhe numërues, në disa KZAZ është ndërprerë puna për shkak të lodhjes së anëtarëve të grupeve të numërimit.
Në një dalje për mediat, Celibashi tha se në 24 KZAZ ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet politike, por për shkak të lodhjes, është vendosur të shtyhet për nesër, numërimi i votave për kandidatët në listën e hapur.
Celibashi përmendi dhe 2 KZAZ në Fier të cilët ndërprenë procesin e numërimit por me ndërhyrjen e KQZ, numërimi ka rinisur.
“I bëj thirrje partive politike të organizohen dhe të krijojnë sistem me turne për të ndryshuar grupet e numërimit pasi nuk do të lejohet ndërprerja e procesit të numërimit”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Iirian Celibashi. Në lidhje me KZAZ, anë 24 nga 93 që e kanë përfunduar procesin e numërimit të votave për subjektet politike dhe kanë vendosur për shkak të lodhjes të nisin nesër procesin e numërimit për votat e kandidatëve në listën e hapur.
Kemi patur një ndërprerje të numërimit në Fier, në 2 KZAZ por me ndërhyrjen e KQZ ka rifilluar procesi. Në Pustec dhe Devoll ka përfunduar procesi i numërimit si për partitë politike, ashtu dhe për kandidatët.
Në pjesën më të madhe është kushtëzuar nga tejlodhja e numëruesve dhe anëtarëeve të KZAZ, një pjesë e tyre kanë qenë dhe komisionerë dhe numërues/ i bëj thirrje partive politike që të organizojnë dhe të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit, do tëduhet të ndërtojnë sistem me turne, smund të tolerojmë ndërprerjen e procesit për shkak të lodhjes.
(BalkanWeb)
