Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, ka ushtruar të drejtën e votës sot në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri.
Doshi votoi në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”.
Partia Socialdemokrate, e drejtuar prej tij, garon në këto zgjedhje me numrin 11 në fletën e votimit.
Procesi i votimit po zhvillohet në të 12 qarqet e vendit dhe përfshin më shumë se 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
(BalkanWeb)
