Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri gjatë një konference për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Ajo e cilësoi këtë proces zgjedhor si një nga momentet më të rëndësishme në çdo demokraci, duke nënvizuar se ai ofron mundësinë për qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Kos u shpreh se ishte plotësisht e bindur që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, duke shtuar se ishte gjithashtu e lumtur që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë.

Marta Kos: Zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në një demokraci, në çdo vend. Është zgjedhja e qytetarëve, që të bëjnë detyrën e tyre, duke votuar. Jam e sigurt se zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. Jam e lumtur që shqiptarët që jetojnë jashtë do të votojnë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb