Partia e Lirisë konteston rezultatin e 11 majit në Bashkinë e Kavajës. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka depozituar kërkesën zyrtare në KQZ për rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë.

“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, thuhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.
DREJTUAR: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Z.Ilirjan Celibashi
KËRKESË: Për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë.
I nderuar Komisioner,
Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:
- Njësia Administrative Kavajë
- Njësia Administrative Golem
- Njësia Administrative Synej
- Njësia Administrative Helmas
- Njësia Administrative Luz i Vogël
Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar.
Në pritje të shqyrtimit dhe miratimit të kësaj kërkese, ju falënderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin.
(BalkanWeb)
