Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 29.5%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.

Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb