E ka kthyer tanimë në traditë, prej zgjedhjeve parlamentare të 2021. Kryesocialisti Edi Rama firmosi këtë të mërkurë nga Qarku i Vlorës atë që ai e quan “memorandumi i Kuçit”, duke përllogaritur me shifra në një mbulesë tavolinë numrin e mandateve që ai parashikon se do të marrë PS-ja të dielën.

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri u shpreh se socialistët kanë shanse të marrin, sipas tij, 78 deputetë. Por ai nuk përjashton tejkalimin e këtij numri nëse pritshmëritë elektorale të mazhorancës do të materializoheshin në kutitë e votimit.

  • foto galeri

Rama ka shfaqur besim të plotë në një fitore të thellë të PS-së, duke vendosur publikisht edhe një “bast publik” për rezultatin.

Duke shkruar parashikimet e tij, Rama shprehet me bindje se është e sigurt që PS do të arrijë 78 mandate në 11 maj, ndërsa ka 50% mundësi që të sigurojë 88 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

Sipas kryeministrit, në krahasim me 2021, PS fiton një mandat shtesë në Dibër, Shkodër, Fier dhe Elbasan. Ndërsa në qarqet e tjera, përfshirë edhe Tiranën numri i mandateve mbetet i pandryshuar.

Edi Rama parashikoi saktë nga Kuçi numrin e mandateve që do të merrte PS në zgjedhjet e 25 prillit të 4 viteve më parë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb