Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët e Kretës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë historike të ishullit të Kretës, duke e konsideruar atë si djepin e qytetërimit europian.

Kryeministri vuri në dukje se Arvanitasit, të cilët janë të njohur për rolin e tyre si mbrojtës të Kretës, kanë pasur një ndikim të madh në historinë e këtij ishulli.

Edi Rama: Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjeshtë për Greqinë por për të gjithë Europën. Këtu në Kretë Zeusi rrëmbeu princeshën që më pas e çoi diku tjetër, dhe emri i saj ishte Europa. Ndaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit europian. Arvanitasit janë të njohur këtu për faktin se për vite të tëra ishin mbrojtësit e Kretës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb