Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej kohësh ka nisur nga përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, që do të mbahen vitin që vjen.

Pak ditë nga mbajtja e Primareve, Berisha do të takohet sot me 55 kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së, që kanë dalë nga votimet përmes këtij procesi.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se takimi në fjalë do të mbahet në selinë blu në orën 13:00.

Kujtojmë se 4 bashki PD ia ka lënë aleatëve të saj, ndërsa bëhet fjalë për Pustecin, Finiqin, Dropullin dhe Himarën. Ndërkohë, në Malësinë e Madhe (nuk u zhvilluan primaret dhe Fushe Arrez, janë shtyrë zgjedhjet në një date tjetër pasi rezultati doli balotazh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: