Kandidati i PD-së, për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Aliebaj, folën për zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen më 14 maj.

Ai tha se ‘dyshja Berisha-Meta po përpiqen ti lejnë shqiptarët pa alternativë’, teksa shtoi se do mundohet të ofrojë shpresë.

Fjala e plotë e Bejkos:

Në radhë të parë dua të falënderoj Kryetarin e Partisë Demokratike, Enkeled Alibeajn, Kryesinë e Partisë si dhe strukturat e  Partisë së Tiranës për besimin që më dhanë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ndihem shumë i nderuar për këtë detyrë që më është ngarkuar, por nuk mund ta fshehë, edhe pak i emocionuar. Sepse personalisht, çdo detyrë që kam pasur gjatë periudhës 30 vjeçarë të angazhimit tim brenda Partisë Demokratike e kam ushtruar me pasion dhe emocion, për shkak të dashurisë që kam për vëndin tim dhe  për këtë parti.

Kjo detyrë që mu ngarkua është ndoshta detyra me përgjegjësinë më të madhe që kam pasur ndonjëherë. Sigurisht  nuk ishte një vendim i lehtë për mua.  Por kush me njeh nga afër, e di fare mirë që unë nuk iki përgjegjësive dhe vështirësive. Përkundrazi,  sa herë që situata përmban vështirësi, pikërisht në atë moment kërkohet kontributi i gjithsecilit. Dhe unë  do ta jap këtë kontribut në të mirë të Partisë Demokratike dhe të ardhmes së saj,  pa kursyer asnjë çast energjitë dhe njohuritë e mia.

Partia Demokratike prej një viti e gjysmë tashmë po kalon një periudhë të vështirë. Kjo është një garë dhe betejë politike vendimtare për fatet e saj. Prej një viti e gjysmë ajo gjendet në një agresion te pashembullt.

Unë dhe kolegët e mj jemi në betejë për tu treguar shqiptarëve se kanë dhe një alternativë dinjitoze, jashtë qeverisë së korruptuar dhe opozitës së korruptuar.

Sali Berisha nuk është i interesuar të fitoj mbi Edi Ramën se dhe nuk fiton dot. Ai është i interesuar të fitoj monopolin e opozitës në Shqipëri, duke e lënë Shqipërinë pa alternativë dhe duke na kthyer në një popull të pashpresë.

Unë dhe kolegët e mi jemi në betejë për tu treguar shqiptarëve se ky vend ka dhe mund të ketë shpresë. Dhe shpresa nuk vjen nga qeveria por nga opozita. Qytetarët dëshpërohen ku rnuk ka alternativë shprese jo kur nuk vjen shpresë nga qeveria.

Në ditët në vijim unë do prezantoj qytetarëve të Tiranës një projekti tim mbi kryeqytetin. Propozimet tona do të jenë të bazuara mbi mundësitë reale që ekzistojnë për të ndryshuar Tiranën.

Bindja ime është se Tirana si një metropol do të zhvillohet dhe mbijetoj vetëm duke respektuar tregun e lirë, duke shmangur deformimet e konkurrencës së lirë, dhe duke orientuar investime eficente.

Motoja ime është se Tirana nuk duhet të ketë investime kundër zhvillimit të saj, por një zhvillim të qartë që ka nevojë për investime. Cka do të thotë se ky qytet nuk ka nevojë për çdo njeri që ka lek e duhet ti investoj por për ide të qarta për investime që kanë nevojë për investitorë.

Roli i Bashkisë është të orientojë investimet aty ku duhen dhe për qëllimin që duhen

Agresion politik, ekonomik madje ndonjëherë edhe mediatik. Por kurrsesi njerëzit që besojnë te vlerat e saj, te historia e saj dhe te ajo çka kjo parti përfaqëson nuk mund të dorëzohen. Dhe unë jam njëri prej tyre dhe do të vazhdoj të mbetem njëri prej tyre deri në fund.

Pikërisht kjo është arsyeja kryesore se përse mora përgjegjësinë duke pranuar kandidimin tim për Tiranën. Unë nuk mund të pranojë, ne të gjithë nuk mund të pranojmë, që Partia Demokratike, e djathta shqiptare në tërësi të përfaqësohet nga parti të majta të kamufluar si të djathta, që gjatë gjithë historisë së tyre politike kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve dhe kanë përfituar prej tyre. Unë nuk mund të pranojë që e djathta shqiptare të përfaqësohet nga lëvizje politike të cilat janë në izolim total ndërkombëtar.  Ky do të ishte një turp dhe fatkeqësi për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të djathtës në Shqipëri. Vokacioni i saj, arsyeja se përse kjo forcë lindi ishin pikërisht vlerat perëndimore dhe aleanca historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlera të cilat, njerëz dhe politikan të caktuar për interesat e tyre personale kërkojnë ti shkelin, duke e kthyer të djathtën shqiptare në një fole anti perëndimore në Shqipëri

Formimi im, historia ime personale dhe familjare, janë vlerat perëndimore dhe orientimi shqiptar drejt perëndimit. Kush mendon ndryshe, kush mendon se Shqipëria mund t’ia dalë pa aleatët tanë perëndimor, nuk kërkon gjë tjetër veçse shkatërrim e të ardhmes së saj.

Për këto arsye, i bëjë thirrje të gjithë demokratëve të Tiranës, të gjithë atyre që kanë kontribuar që kjo forcë politike të rritet dhe të përfaqësoj vlerat më të mira  perëndimore të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të vështirë por që ja vlen për të ardhmen e Tiranës dhe Shqipërisë.

Tirana sot vuan makutërinë e pushtetit dhe korrupsionit. Është e qartë se Tirana është bërë pothuajse një qytet i pajtueshëm. Korrupsioni po ja merr frymën çdo hapësire njerëzore. Në qendër të saj nuk është më njeriu me të gjitha dimensionet e tij sociale, kulturore dhe ekonomike, por interesat  të pushtetit për të pasuruar një grusht të vogël njerëzish të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Pa dyshim që Tiran nuk përmban asnjë standard për tu konsideruar një Kryeqytet Europian, pavarësisht fasadave mediatike  që Erion Veliaj dhe propaganda e tij mundohet të krijojë dhe ti hedh hi syve njerëzve. Por tiranasit dhe të gjitha komunitet që jetojnë këtu, pavarësisht se nga cila anë e Shqipërisë vijnë e kanë të qartë situatën reale që ndodhemi sot.

Gjatë fushatës do të jem i qartë dhe i drejtë për drejtë ne komunikimin e me njerëzit. Pasi ky është karakteri im. Unë nuk di të jem ndryshe. Gjatë ditëve në vazhdim do të bëjë të ditur të gjithë vizionin dhe planin tim për Tiranën. Por sot mund t’ju them një gjë qyqarëve të saj. Është një vizion qartësisht i djathtë, i cili bazohet te ndershmëria, meritorkracia dhe vlerat me të mira njerëzore. Besoj se alternativa e Partisë Demokratike për Tiranën është e vetmja alternativë e djathtë. Të gjitha të tjerat janë qartësisht të majta në mendësi, në histori dhe në kulturë.

Jo më kot, të gjitha bashkëpunohet e mi që formojnë listën për anëtarët e këshillit bashkiak, të cilët dua ti falënderojë nga zemra për kandidimin e tyre, janë të gjithë persona që mbartin vlerat më të mira njerëzore. Ata janë njërëz të cilët kanë kontribuar me çdo gjë kanë pasur mundësi për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e saj, pa marrë asgjë mbrapsht në shkëmbim, ndryshe nga shumë të tjerë që vetëm kanë përfituar nga kjo forcë politike. Këtë gjë e kanë bërë vetëm nga dashuria për Partinë Demokratike dhe bindjet e tyre politike. Gjej rastin ti falënderojë edhe njëherë nga zemra për të gjithë kontributin që kanë dhënë për këtë parti dhe i premtoj se bashkërisht do të bëjmë më të mirën e mundshme për Tiranën dhe Partinë Demokratike.

Për shqiptarët këto janë zgjedhje vendore, por për opozitën janë zgjedhje thellësisht politike, pasi dyshja Meta Berisha po përpiqen ti lënë shqiptarët pa alternativë. Ata duan tu imponojnë shqiptarëve ose një qeveri të korruptuar ose një opozitë të korruptuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb