Roland Bejko kandidati i PD-së së Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës i ftuar në emisionin “Open”News24, foli për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tregoi se nuk e kishte menduar veten që të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, ndërsa shpjegoi se kishte propozuar të tjera figura të opozitës, por që sipas tij nuk kishin pranuar.

I pyetur se si e sheh veten në zgjedhjet e 14 majit, ai u shpreh se për Tiranën, pretendon maksimumin e votave, pse jo edhe fitoren.

“Pretendoj në Tiranë të marrim maksimumin e mundshëm dhe pse jo edhe fitoren. Se kam pas menduar më parë për të menduar për Tiranë. Unë as në ëndërr nuk e kisha ndonjëherë për të kandiduar për Tiranën për kryetar bashkie. I vendosur në minutën e fundit sepse nuk kishte një tjetër që ta merrte, nuk qëndron. Unë propozova Jorida Tabakun dhe nuk e pranoi, propozova Gazmend Bardhin, edhe ai nuk e pranoi, po ashtu edhe Jonila Godolen e cila pranoi dhe qëndruam në kandidim sepse mu desh kohë të mendohesha. Mua më propozuan anëtarë të Kryesisë dhe ka pasur propozime edhe nga dy tre të tjerë që më kanë thënë se mund ta mbaj peshën e kësaj fushate. Unë propozova këto figura sepse thashë në gjendjen e vështirë që është PD sot, mendova që marrja përsipër e kësaj përgjegjësie nga një nga figurat e forta të kësaj force, do të rriste entuziazmin. Sot PD ndodhet si në një luftë civile që na shpartalloi, sepse na lodhi edhe mendërisht në fund të fundit. Ata nuk pranuan dhe nuk e di arsyen”, tha ai.

Erl Murati: Në një përballje elektorale ku pushteti e ka konsoliduar forcën e tij do të jetë e vështirë për çdo kandidat të opozitës. Pyetja ime është; Si e shihni zgjidhjen e krizës që po kalon opozita?

Roland Bejko: Mendoj që nesër mund të jenë si çështje dhe ka gjasë të ndodhë bashkimi, nëse zoti Berisha të pranojë të tërhiqet sepse është ai faktor i ndarjes së PD. Tërheqja e Berishës mund t’i japë një frymëmarrje. Dhe mund të ftohen të gjithë faktorët opozitarë dhe të bëhet një rithemelim real, të ketë një ekip të ri, një filozofi të re politike që të jetë e besueshme për qytetarët dhe të ndërtojë një orientin fare të qartë euroatlantik dhe tjetra duhet të ketë edhe atë që i ka munguar partive politike shqiptare, demokracinë e brendshme. Pra të çlirohemi nga partitë e kryetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb