Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Nëpërmjet një postimi video në Facebook, Meta shfaqet me banorët e Fushë-Arrëzit teksa ata thërrasin “Hila! Hila!”, referuar kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  Hill Curri. Sakaq Meta shkrua se qytetarët e Fushë-Arrëzit e kanë zgjedhur kryebashkiakun e tyre.

“Hila!Hila!

Fushë-Arrëzi e ka zgjedhur Kryebashkiakun e Ndryshimit”, ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb