Kandidati fitues për deputet i PD në qarkun e Lezhës Gjin Gjoni ka denoncuar disa raste të shitblerjes së votës në këtë qark. Në një lidhje live me emisionin “LOG.” në News24, Gjoni tha se për nga tentativat e ndryshimit të vullnetit të zgjedhësve, zgjedhjet e 2025 mund të krahasohen me ato të vitit 2021.
“Përvec ruletës bullgare, futjes së fletëve të votimit që janë me bojë të ndryshme tregon më së miri pa llogaritur administratën shtetërore blerja e votës, ku ne po dëgjojmë në Lezhë se vota po shitet me 500 euro.
Policia e shtetit ka qenë në shërbim të zgjedhjeve, krimi elektoral është një problematikë e madhe. Jam në proces hetimi vec ditën e sotme, për 6 vota më kanë thënë kanë marrë 1800 vota”, tha Gjin Gjoni, kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës.
Gjin Gjoni: Procesi i numërimit për votën presidenciale vijon, Lezha do të qëndrojë në të njëjtat nivele 4 me 3.
Ka qenë e vështirë, pak problematike sepse ministri i drejtësisë është drejtues politik i ps dhe kryetari i bashkisë i majtë.
Unë jam besimplotë se kancelaritë evropiane dhe SHBA kanë dalë në një verdikt që në opinionin tim zgjedhjet e 2025 mund të krahasohen me 2001.
Përvec ruletës bullgare, futjes së fletëve të votimit që janë me bojë të ndryshme tregon më së miri pa llogaritur administratën shtetërore blerja e votës, ku ne po dëgjojmë në Lezhë se vota po shitet me 500 euro. Policia e shtetit ka qenë në shërbim të zgjedhjeve, krimi elektoral është një problematikë e madhe. Jam në proces hetimi vec ditën e sotme, për 6 vota më kanë thënë kanë marrë 1800 vota.
(BalkanWeb)