Kreu i LDSH, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Murrizi thotë se pas 2 vitesh nga pranimi i mandatit ndihet i qetë, teksa thotë se shpreson shumë që më 25 prill shqiptarët të ndëshkojnë e jo të rehatojnë politikanët që janë tallur me ta.

Ai thekson se nuk e di nëse rebelimi i tij do të përkthehet në vota, por vetë ai kërkon vota nga shqiptarët që janë zhgënjyer e mashtruar nga tri partitë kryesore.

”Fushata ndryshon, edhe prej pandemisë. Por ajo që vë re unë prej fushatës, për meritë të 3 forcave kryesore, PD, PS, LSI, është një mllef i paparë dhe qartësim i mirë o votuesit shqiptar për hipokrizinë dhe luftën fallco, e nën tavolinë merren vesh mirë, edhe me akte në parlament, në 2008, Reformën ën Drejtësi, ligje që shqiptarët nuk i dinë ndoshta, dhe prej 20 vitesh, 25 miliardë lekë ndahen në 8-9 duar gjithsej. S’besoj të jenë njerëz të mirë këta që e kanë vaj me çdo qeveri.

Shpresoj shumë që shqiptarët më 25 prill të ndëshkojnë, jo rehatojnë secili nga politikanët, nëse është Murrizi, ta nisin me Murrizin, që tallet me ta, premton mrekullira, dhe tani ku unë shkel kërkojnë investim minimal, për atë bujqësi që është i vetmi sektor prodhues.

Nuk e di nëse do kthehet në votë rebelimi im dhe qëndrimi në parlament. Por jam shumë i qetë, se pas 2 vitesh jam aty kur deklarova se do e mbaj mandatin.

Ja ku jemi pas 2 vitesh, deklarova që s’do ketë zgjedhje, që këta do shkojnë në zgjedhje me Ramën, Damiani nuk hyn burg. U ulën më 14 janar me këtë Damianin, bënë një 5 qershor të turpshëm, që unë nuk e kam votuar. Ia kam thënë edhe ambasadores amerikane. Këta nuk janë zemëruar kurrë. Më 5 qershor këta kanë njohur edhe zgjedhje lokale. Nuk di çfarë zgjedhjesh parashikojnë më 2023.” tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb