Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 28 dhjetor, duke i cilësuar si triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.
“Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.
Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan”, shkruan Meta.
Postimi i plotë
Zgjedhjet në Kosovë ishin një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.
Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve.
Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.
Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Urime vëllazërore qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që konfirmuan progresin e pandalshëm demokratik dhe funksionimin e plotë të shtetit!
Urime Kryeministrit, Albin Kurti për suksesin në zgjedhjet parlamentare dhe besimplotë se e gjithë klasa politike do të bashkëpunojë për arritjen sa më parë të objektivave madhore që e afrojnë Kosovën me BE dhe e bëjnë anëtare të NATO-s.
