SHKUP- Sipas profesorit universitar, Stevo Pendarovski në Maqedoni nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare më 5 qershor. Teksa ka folur për Zhurnal, ai këtë vlerësim e arsyeton se BDI-ja e Ali Ahmetit me vet faktin që mbrëmë nuk e dorëzoi listën partiake për në KSHZ, dëshmon qartë se BDI dorëheqet nga zgjedhjet e 5 qershorit. Pendarovski thotë se në Maqedoni në asnjë mënyrë nuk mund të ketë zgjedhje ku garon vetëm një parti politike, në rastin konkret vetëm VMRO-DPMNE e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Zgjedhje më 5 qershor nuk mund të ketë për shkak se edhe BDI mbrëmë vendosi të dorëhiqet dhe nuk propozoi anëtar të vet në KSHZ. Në këtë situatë mundet që në zgjedhje të shkon vetëm VMRO-DPMNE, mirëpo me këtë dëshmohet se edhe BDI nuk është e interesuar të merr pjesë në zgjedhje. Kjo situatë politike ka bërë që zgjedhjet e 5 qershorit të shtyhen. Ju e dini se ditëve të fundit e gjithë diplomacia ndërkombëtare, madje edhe diplomati holandez i cili është kryesues i BE-së porositi se në Maqedoni duhet të plotësohen fillimisht të gjitha kushtet dhe në fund të mbahen zgjedhjet”, ka deklaruar profesori Pendarovski.
(ed.me/BalkanWeb)
