Në një intervistë në “News24” analisti politik në Kosovë Sadik Zeqiri, foli për zgjedhjet që pritet të mbahen në Kosovë më 7 qershor.
Gjatë intervistës, ai analizoi emrat e kandidatëve, por edhe zhvillimet e fundit që vijnë nga Kosova.
Ai theksoi se Lidhja Demokratik e Kosovës është partia që ka më shumë ndryshime në listat e saj.
“Ndryshime ka vetëm te Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë është pasuruar me disa emra, një ndër ta është edhe zonja Vjosa Osmani dhe janë 3 apo 4 ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pra partia që ka më shumë ndryshime në listë është Lidhja Demokratike dhe është risi e këtyre zgjedhjeve. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë një ndryshim, ka ndryshuar zotin Haradinaj si kryetar partie, është zoti Ardian Gjini. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar pothuajse me emra të njëjtë. Partia Demokratike ka shkuar me po atë listë, me shumë pak ndryshime”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se në Kosovë po shpenzohen miliona euro për zgjedhje. Më tej theksoi se politika që ka ndjekur Albin Kurti shpesh ka qenë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje SHBA nuk po bisedojnë nuk po negociojnë. Politika që udhëheq zoti Kurti ndonjëherë bie në kundërshtim. Por nëse është në pikëpyetje veriu u vendit, atëherë mund të them që qeveria është në të drejtë”, nënvizoi ai.
