Partia Demokratike bëhet gati për zgjedhjet e brendshme. Sipas një mesazhi të dërguar drejt kryetarëve të degëve, bazuar në udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë.

Sipas udhëzimit, listat e anëtarësisë së përfunduara do të dorëzohen në selinë blu në bazë të afateve të përcaktuara.

Mesazhi

Ne vijim te takimeve qe keni patur me Kryetarin e PDSH per perditesimin e Listave te anetaresise, gjeni bashkengjitur udhezimin nr 1 te Sekretarit te Pergjithshem per perditesimin e listave te anetaresise.

Ju lutem permbajuni afateve te permendura ne Udhezim. Listat e perfunduara ashtu si eshte percaktuar ne Udhezim do ti dergoni me email ne adresen [email protected]

Kopje e listes do ju dergohet me email Kryetareve te Degeve me sqarimet perkatese nga adresa [email protected].

Pune te mbare

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb