Në një lidhje skype në “Open” në News24, Altin Zaloshnja u shpreh se humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA janë ish presidenti Donald Trump dhe presidenti aktual Biden.

Ai deklaroi se populli amerikan është treguar më i zgjuar se politikanët dhe se kanë vendosur një ribalancim të pushtetit.

“Në rastin e Georgias, kandidati duhet të marrë 50 plus 1, ndryshe zgjedhjet përsëriten.

Në rastin e Arizonës varen nga ligji i shtetit. Nga Arizona varet si do shkojë zgjedhja në fund.

Dua të flas për kush janë humbësit. 2 humbit e mëdhenj janë Trump e Biden sepse të dy e kanë pëlqyeshmërinë në nivele shumë të ulëta. Vetëm 6/10 demokratë mendojnë se duhet të garojë sërish.

67 përqind e republikanëve kundër idesë që Trump të garojë. Të dy figurat me nivele përqyeshmërie të ulëta.

Publiku amerikan tregoi me këto zgjedhje që është më i zgjuar se politikanët.

I dhanë balancë sistemit që po tentonte të shkonte drejt ekstremeve. U qendërzua sistemi, i jep shansin figurave të reja, që të përpiqen të krijojnë një situatë të re politike”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: