Erald Kapri deputet i Partisë Mundësia ka dhënë detaje nga takimi me Partinë Demokratike në lidhje me kandidatin që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Tiranën.
Ai u shpreh se “Mundësia” është i prerë për kushtet e vendosura për një emër përtej politikës dhe me integritet.
“Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri.
Ne nuk po vëmë asnjë kushtet për emrin jemi për emrin. Mendojmë që kjo është e vetmja formë që mund të fitohet Tirana.
Na duhet një model komplet e kundërta e Manastirliut.
Emri që dhamë është një njeri profesionist dhe me integritet, jashtë partive politike”, tha ai.
