Të martën Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos në lidhje me shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj, çka do t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

I pyetur në lidhje me mundësinëe  kandidimit të tij përballë Ogerta Manastirliut, emri i propozuar nga kryeministri Rama si kandidate e PS, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se nuk plotëson kushtet ligjore për diçka të tillë.

“Unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje nuk plotësoj dot kriteret. Kam dëgjuar shpesh që lakojnë emra në studio televizive, është një vendmmarrje që nuk i takon individit por strukturave”, tha Bardhi në “Ko Javë” në News24.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb