Partia në pushtet e Japonisë e udhëhequr nga kryeministri Sanae Takaichi fitoi në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.
Mediat lokale në vend raportuan se Partia Liberale Demokratike (LDP), së bashku me aleatin e saj, Partinë Ishin, siguruan më shumë se dy të tretat e vendeve në Dhomën e Ulët, deri në 328 nga 465 vende .
Kjo shumicë e shtuar i jep LDP-së mundësinë për të anashkaluar Dhomën e Lartë, ku partia nuk ka shumicë.
Kryeministrja e parë femër e vendit vendosi të shkojë në zgjedhje për të rinovuar mandatin e saj, vetëm katër muaj pasi mori drejtimin e LDP-së.
Ajo madje ishte zotuar të jepte dorëheqjen nëse partia e saj nuk arrinte të siguronte shumicën, duke i bërë zgjedhjet e parakohshme një rrezik të madh.
Popullariteti i vetë Takaichi-t ka ofruar ndihmë të konsiderueshme, pasi vlerësimet e miratimit të qeverisë së saj janë ende mbi 70%.
Është një sukses që bie ndesh me dy paraardhësit e saj, nën të cilët partia humbi shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe shpenzimeve në rritje.
Kujtojmë se në vitin 2024, LDP humbi shumicën në të dy dhomat e parlamentit dhe aleanca e saj dhjetëvjeçare me partinë Komeito u shemb.
