Ish-deputetja e PD, njëherazi drejtoreshë e Përgjithshme e “Focus Media News”, Dhurata Çupi theksoi se kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj përfaqëson të gjithë qytetarët e ndershëm.

Ajo tha se Tirana ka një vit që mbahet peng ku qytetarëve nuk i ofrohet shërbim që nga arrestimi i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. Çupi vlerësoi kandidatët e mbështetur nga opozita edhe në bashkitë e tjera ku në 9 nëntor do të votohet. Në Mat, tha Çupi, kandidon një figurë dinjitoze e zonës, avokati i njohur Eduart Brahilika.

“Askush nuk mund të thotë që Florjan Binaj nuk përfaqëson qytetarët e Tiranës, shumicën e qytetarëve që punojnë me ndershmëri, paguajnë taksa dhe kanë jetë të ndershme. Duhet ta mbështesim Binajn. Në Mat do ishte e padrejtë nëse s’do ta thoja sot që kandidon një nga figurat me dinjitoze të Matit, një avokat i shkëlqyer, një zyrtar i shkëlqyer Eduart Brahilika që ka mbështetjen e opozitës.

Dhe nga ana tjetër kemi njerëz që kanë shfrytëzuar të gjitha format e abuzimit me administratën.

Tirana është e mbajtur peng në këtë formë, ka një vit që qytetarët nuk marrin shërbim. Zgjedhjet duhet të bëheshin pas 11 shkurtit që kur u arrestua Veliaj. Unë uroj që Binaj të jetë fitues në Bashkinë e Tiranës”, tha Çupi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb