Kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike për bashkinë e Vlorës, Dionis Sota, ushtroi sot të drejtën e tij për të votuar, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet lokale.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve vlonjat të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të ndryshuar të ardhmen e qytetit. Sot është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë. Sot është detyrim i të gjithë qytetarëve që të mos ta lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë. Është momenti për të bërë një ndryshim rrënjësor dhe për të siguruar një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë. Ju lutem, shpenzoni 10 minuta të jetës suaj për të ardhmen e qytetit të Vlorës, sepse është e rëndësishme”, tha ai.
