Kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë sot me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare për të mirën e qytetit.

Pas votimit, Mersini shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në votim dhe falenderoi qytetarët për mbështetjen e tyre.

“Shumë faleminderit për suportin tuaj edhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht, por më e rëndësishme se unë, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare në ditën e zgjedhjeve,” tha Mersini.

Ajo komentoi gjithashtu për ditën me shi, duke thënë se:

“Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo.”

Mersini vuri theksin në rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe nënvizoi se votimi i sotëm është një mundësi për të vendosur për të ardhmen e qytetit dhe për të treguar përgjegjësinë qytetare.

Brunilda Mersini: Shumë faleminderit për suportin tuaj edhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoj si e para grua në siglën e Partisë Socialiste, një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin e njerëzve. Por më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare në ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata të votojnë sot me zemër, me mendje dhe përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës. Pjesëmarrja është shumë e mir, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb