Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Berat, Ervin Ceca, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime këtë të dielë.
Pas hedhjes së votës, ai u shpreh për mediat se është i bindur që “qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“U bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e procesit, t’i bashkohen procesit t’u drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre. E rëndësishme është që qytetarët e beratit të bëjnë zgjedhjen e tyre”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me parashikimin për rezultatin, ai u shpreh se pret të njëjtin rezultat ai në zgjedhjet e klauara.
Kujtojmë se më 11 maj në Bashkinë e Beratit fitues ishte Ervin Demo i cili mori rreth 60 për qind të votave.
Sot rreth 335 mijë qytetarë do të thirren në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e 5 bashkive, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.
